Berat/ Mjeti përplas 72-vjeçarin mbi biçikletë, i plagosuri në gjendje të rëndë! Shoqërohet drejtuesi

16 Shtator 2021, 12:49 | Përditesimi: 16 Shtator 2021, 12:49

Një 72-vjeçar që po udhëtonte me biçikletë ka mbetur i plagosur në qytetin e Beratit. Teksa po përpiqej të kalonte në anën tjetër të rrugës, ai është përplasur nga mjet tip 'Ford'. Mësohet se i plagosuri është në gjendje të rëndë, ndërsa shoqëruesi i mjetit është shoqëruar në Polici  për të dhënë dëshminë e tij rreth ngjarjes.

KT/Shqiptarja.com