Berat/ Zjarr në fshatin Osmënzezë, dyshohet i qëlimshëm! Digjen sipërfaqe me shkurre, ullinj dhe bajame

26 Gusht, 17:26

Zjarr në fshatin Osmënzezë në Njësinë Administrative Sinjë. E pamundur ndërhyrja e mjeteve, zjarrëfikësit dhe forcat e policisë punuan me mjete rrethanore. Nga zjarri u dogj një sipërfaqe prej 10 me shkurre e ferra, 100 drurë ullinj dhe 50 drurë bajame.