Bëri drift me makinë dhe postoi videon në rrjete sociale! Procedohet penalisht 24-vjeçari në Lezhë

13 Dhjetor 2021, 11:28 | Përditesimi i fundit: 2021-12-13 11:40:11

Një 24-vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Lezhës pasi në rrjete sociale ka publikuar një video ku bën drift me makinë në sensin e kundërt të lëvizjes, në aksin rrugor Milot-Mamurras.

Mësohet se i riu është gjobitur me 600 mijë lekë të vjetra ndërsa i është pezulluar patenta për 2 vite. Sakaq, policia ka bllokuar automjetin e të riut.