Bëri festë gjatë pandemisë duke thyer rregullat anti-COVID, opozita britanike kërkon dorëheqjen e kryeministrit Boris Johnson

13 Janar 2022, 21:59

Opozita britanike ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Boris Johnson pasi ai pranoi se kishte organizuar një festë në rezidencën qeveritare në maj të vitit 2020, kur vendi ishte nën kufizime të ashpra për shkak të pandemisë. Organizimi i festës u konsiderua fyerje për britanikët që respektonin masat e qeverisë.