Bëri surprizën në kampionatin evropian, Maida Lozi për Report TV: Ëndër medalja olimpike! Trajneri: Pëshëngritja vuan për palestra

1 Gusht, 13:19 | Përditesimi: 1 Gusht, 13:19

Maida Lozi rezultoi surpriza e Shqipërisë në kampionatin evropian të peshëngritjes për të rinj. 16-vjeçarja u rendit e katërta në stilin e shkëputjes edhe pse ishte sportistja më e re në kategorinë e saj 77 kilogramë. Maida arriti të ngrinte 88 kilogramë në këtë disiplinë, ndërsa u rendit e pesta në dy garësh me 188 kilogramë në total.

r.k./Shqiptarja.com