Berisha asnjë fjalim në foltoren e Kuvendi, ish-anëtari i Këshillt Kombëtar në PD: Po foli përçan partinë! Deputeti Qefalia: PD lufton kush do marrë rolin e protagonistit

7 Tetor 2021, 22:19

TIRANË- Sali Berisha, i përjashtuar tashmë nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ende nuk ka mbajtur asnjë fjalim në foltoren e Kuvendit, por ka vijuar me "foltoren" e tij, qytet më qytet. Në vend që akuzat e tij dhe "hallet e popullit" t'i thotë në Kuvend, për ku dhe është votuar, Berisha endet rrugëve me militantët e tij. Po pse ende nuk ka folur në Kuvend Berisha? Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Gent Malko, i ftuar në 'Repolix' thotë se nëse Berisha flet në foltoren e parlamentit nuk do të sjellë asgjë tjetër përveçse përçarjen e partisë Demokratike. Prandaj, sipas tij Berisha është i detyruar të bëjë këtë sjellje.