'Berisha dhe Rama bashkëqeverisin politikisht', Kthupi njofton krijimin e partisë së re: Diskutimet janë përtej emrave, i ftuar kushdo

13 Shtator, 19:16

Juristi Rezart Kthupi paralajmëroi krijimin e një grupi politik të figurave që dikur ishin pjesë e PD-së së Lulzim Bashës, përfshi këtu deputetin Enkelejd Alibeaj. Kthupi nuk dha më shumë detaje dhe nuk u përqëndrua tek emrat, por tek problemet që ka vendi falë sistemit partiak dhe politikës që është monopol.