Berisha drejt arrestimit, a është gati PD për bashkim? Kthupi: Ja vija e kuqe

22 Dhjetor 2023, 18:35

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Rezart Kthupi, i ftuar në Report Tv foli mbi situatën e Berishës, ndërsa GJKKO kërkon ndaj tij masën ‘arrest në shtëpi. I pyetur nëse është e hapur PD për bashkim me pjesën tjetër të grupit, Kthupi tregoi për emisionin ‘Studio Live’ vijat e kuqe të grupit Basha.

"Jemi të hapur për çdo bashkim opozitar mbi parime dhe platforma. Vija e kuqe është prania e të shpallurve non grata, apo qëndrime në raport me partnerët ndërkombëtar. Kjo është diferenca, parimi. Ne kemi vendosur që partnerët mbajnë qëndrime të caktuara, t’i marrim të mirëqena. Nëse do ketë bashkim do bëhet mbi bazë parimesh dhe platformash", tha Kthupi.