Berisha e akuzoi se po bën aleancë me Ramën, Basha: Ndjej dhimbje të madhe që tezat e Ramës i dëgjova të artikuluara nga goja e doktorit! Koha është ilaçi më i mirë

10 Shtator 2021, 18:56 | Përditesimi i fundit: 2021-09-10 19:28:42

Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratave akuzuese të Sali Berishës, kur tha se ndjen dhimbje nga ato që ka dëgjuar nga goja e Berishës.

‘Kam ndjekur me dhimbje të mëdha deklaratën e doktor berishës dhe konsideratën e kam shprehur mbrëmë., Dhimbja që ndjej në nivelin personal dhe njerëzor  për vendimin e marrë dje në  mënyrë të detyruar, është ndjerë sot dyfish, shpresoj që koha t’i rregullojë, është ilaçi më i mirë. Shpreh keqardhjen e thellë se tezat e kundërshtarit të vetëm timit dhe të PD të Edi Ramës, sot i kam dëgjuar të artikuluar nga goja e një njeriut vlerësimin ndaj të cilit e kam dhënë dje”  tha Basha