Berisha e Meta në pikiatë, rritet Rama me Bashën/ Sondazhi i Report Tv për Janarin (17 janar 2024)

18 Janar, 07:22

Janë prezantuar në ‘Repolitix’ të dhënat e sondazhit politik të Report Tv për janarin në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën. 62% e shqiptarëve mendojnë se SPAK duhet të kërkojë arrest me burg për Sali Berishën i cili nga arresti i shtëpisë nuk respektoi vendimin e Gjykatës që i kufizon komunikimin. Shumica e të anketuarve nuk besojnë në bashkimin e opozitës ndërsa vlerësojnë negativisht aksionin e saj me tym e flakë në Kuvend. Rezerva kanë edhe për punën e qeverisë.

  •