Berisha e quan Bashën ish-kryetar të PD: Mbledhim 1500 firma të anëtarëve të Kuvendit Kombëtar për Referendum! Ju kërkoj falje se nuk e dija që e mbështesnit vetëm prej meje!

16 Shtator 2021, 22:58

Mbledhja e 1500 firmave e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar është hapi i parë që pritet të bëjë Sali Berisha për të hedhur poshtë vendimin që Basha mori për ta larguar nga grupi parlamentar. Ditën e sotme në një mbledhje me demokratët, ai e akuzoi Bashën se i nguli një thikë pas shpine demokratëve, ndërsa e quajti atë ish lider të PD. Mes militantëve të tij, Berisha u mbështet  edhe nga Edi Paloka, deputetët Tritan Shehu e Flamur Noka braktisën fjalimin e Bashës në parlament dhe iu bashkuan ish-kryeministrit.