Gazetari Adriatik Doçi zbuloi në 'Studio Live' se në vitin 2009 para se të bënin koalicion Sali Berisha i bëri gati një dosje Metës për aferë korruptive me blerjen e një vile në Golem.
Më pas ishte Meta që shantazhoi Berishën në 2015 kur i tha në parlament se nuk jep dorëheqjen dy herë për Shkëlzen Berishën. Që atëherë Berisha nuk ka thënë kurrë asgjë kundër Metës.
'Në vitin 2009, para se të bëhej qeveria, Berisha ka bërë një dosje shantazhuese për Metën duke vënë në lëvizje disa institucione. ILDKPI ka bërë një hetim në atë kohë të lëvizjeve financiare të Metës ku nuk është deklaruar 300 mijë euro shitja e vilës. Dosja e bërë nga institucionet e Berishës. Meqë iu bashkua Berishës disa javë më pas mbeti në sirtare.
Edhe Meta kishte një element shantazhues kur e demonstroi në mars 2015 kur Berisha i kërkoi të jepte dorëheqje, Meta i tha nuk jap dy herë dorëheqje për Shkëlzenin dhe kishte një video për Shkëlzenin ku duket bashkë me një personazh tjetër pranë Metës paraqitje në zyrën e Priftit për aferë korruptive. Dhe Prifti i ka përgjuar si Metën dhe Shkëlzen Berisha. Kjo video është rekuperuar nga hetuesit dhe ka rënë në duart e Metës dhe Spartak Brahos. Të dy kërcënuan se do e jepnin videon në monitorin e parlamentit. Dhe që atëherë nuk ka një përplasje mes Berishës dhe Metës.'