Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u është përgjigjur disa fermerëve që e kritikuan lidhur me përjashtimin e Ervin Salianjit nga PD, duke treguar arsyet e tij për këtë vendim.
Teksa tha se Salianji u vetëpërjashtua nga PD, Berisha deklaroi se ish-deputeti bashkëpunonte me kryeministrin Edi Rama dhe vartësit e tij.
Berisha deklaroi gjithashtu se në kohën që denonconte qeverinë dhe Ergys Agasin, Ervin Salianji drekonte me të. Po ashtu, sipas kryedemokratit, Salianji përdorte Suel Çelën për të mbledhur demokratët përmes kërcënimeve, në takimin që zhvilloi në Elbasan.

















