Ndreca: Berisha sulmon reformën në drejtësi për të dëmtuar besimin te ajo! Gerti Shella: Përmendja e gjyqtarëve nga politikanët dëmton kredibilitetin e tyre

1 Dhjetor 2021, 22:58 | Përditesimi i fundit: 2021-12-02 07:48:55

Sulmet e Sali Berishës ndaj reformës në drejtësi thuajse nuk mungon në asnjë "Foltore" të tij ka qenë debati në emisionin 'Repolitix' në Report Tv.  Për juristin Plarent Ndreca ky sulm i Berishës bëhet pikërisht për të dëmtuar besimin te drejtësia e re. Drejtuesi i Qendrës për Çështje të Informimit Publik, Gerti Shella po ashtu ishte në një mendje se përmendja e emrave të ndryshëm nga politikanët dëmton kredibilitetin e gjyqtarëve.