‘Berisha në burg’, përplasje verbale mes të rinjve demokratë dhe protestuesve: Opozitë e shitur!

8 Qershor, 19:04 | Përditesimi: 8 Qershor, 21:44

Tensione në protestën kundër investimeve në Zvërnec.. Ndërsa thërrisnin “opozitë e shitur”, protestuesit u përballën me reagime nga një grup të rinjsh që mbështesnin Berishën.

Si përgjigje, morën thirrje të tjera nga protestuesit që thanë “PD jashtë” dhe “mos provokoni”. Vijuan edhe frazat “Berisha në burg”, “poshtë patronazhistët.”

E.H/Shqiptarja.com