Sali Berisha ka vijuar sot 'Foltoren', e tij në qytetin e Pogradecit. Ish-kreu i PD-së tha se nesër do të dorëzoj 4200 firma në Kuvendin Kombëtar.
'Nesër do të dorëzoj 4200 firma të Kuvendit Kombëtar! I them kryetarit pa parti përkulu, sepse 4200 kanë firmosur, do të vijnë në atë Kuvend 10 mijë anëtarë të tjerë. Do jetë festa më e madhe e Partisë Demokratike. Do jetë rikthimi i saj i plotë.'- tha Berisha.
















