Aishe Halkaj ka komentuar për herë të parë ekskluzivisht për Report TV shpalljen e Sali Berishës ‘Non Grata’. Përballë gazetarit Denis Minga, Haklaj tha se e “e dinte që atij njeriu do i vinte dita një ditë”, teksa ka deklaruar se është gati të dëshmojë kundër tij, jo vetëm për korrupsion, por edhe “se është vrasës”. “Unë nuk është se jam fetare, jam ateiste pothuajse, por kisha një besim në natyrë, në ligjet e natyrës, përderisa jam njeri ateist, që do t’i vijë dita edhe atij njeriu që t’i paguajë. Sepse edhe Enveri qëndroi 50 vite, por dolën të gjitha. Edhe mendoja, kemi pasur një gjysh që mendonte se asnjë, na thoshte gjithmonë, pavarësisht se ishte Enver dhe ishte prej 50 vitesh ne nuk kemi pasur konsekuenca. Janë përjashtuar xhaxhallarët nga partia, por jo konsekuenca të mëdha. Dhe gjyshi na thoshte gjithmonë: “Unë kam parë shumë”. Ai e quante me atë gjuhën popullore shumë hyqymete. “Unë kam parë shtatë hyqymete, kështu që asnjë shtet, - thoshte, - nuk është i përjetshëm”. Dhe, ku e di unë, kisha një bindje. Ai na ka bërë një shkollë, gjyshi, një shkollë të jetës të thuash, dhe unë kam qenë 20 vjeçe kur ai ka vdekur dhe fjalët e tij edhe sot më shërbejnë në jetën e sotme, në shekullin e 21-të, më shërbejnë. Dhe thoshte: “Asnjë shtet nuk është i përjetshëm”. “Asnjë regjim nuk është i përjetshëm” dhe thoshte që “njeriu shkon, shkon, por dikur do ta tregojë veten, nuk do ta kamuflojë personalitetin e tij deri në vdekje”. Berisha është vrasës dhe vrasjet e tij dhe krimet e tij i pashë me sytë e mi. Ai deshi të më burgosë, ai më survejoi, ai më dogji banesën, ai më dhunoi varret, ai më vrau familjarët e mi, ai hodhi në Interpol të mbijetuarit e familjes, ai hapi gjyqe, njëkohësisht hapi gjyqe ndaj familjarëve të mbijetuar dhe njëkohësisht u hakmor në tre breza. Edhe vajza ime, e cila ka qenë police në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ai e përjashtoi, dy ditë pa u kontrolluar banesa në Haklaj nga policia e Berishës. Kështu që ai njeri na hoqi nga puna, ma hoqi vajzën nga puna nga Policia, më hoqi mua nga puna. Ai bëri një, u përpoq të na shfaroste nga shfaqja e dheut. Kështu që unë tani kam bindjen dhe mund të dëshmoj para kujtdo që ai njeri jo vetëm që është i korruptuar, ai njeri është vrasës dhe ai njeri tradhtinë kombëtare e peshon me gjakun e derdhur të shqiptarëve”, tha Aishe Haklaj për Report Tv.
Berisha ‘Non Grata’, Haklaj: E dija që atij njeriu do i vinte dita! E gatshme të dëshmoj që jo vetëm është i korruptuar, por dhe vrasës
Video të fundit në programin Repolitix Të gjitha
-
1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg
24 Korrik, 23:16 -
Ndryshimet zgjedhore, Pano Soko në 'Repolitix': Kërkojnë të godasin partitë e vogla! Karaj: I dhuruan Ramës 84 mandate
24 Korrik, 23:01 -
Topi rrëfen çfarë i tha Bashës: Luajte jashtëzakonsht dobët duke dalë nga skena politike
24 Korrik, 22:50 -
Bamir Topi: 21 janari tani është ekskluzivitet i drejtësisë
24 Korrik, 22:49 -
'Kodin elektoral e bëjnë dy kasapët', Topi: PS ka struktura më të forta, e tregoi takimi i Ramës në Athinë e Milano
24 Korrik, 22:27 -
'PD ka më shumë frikë nga të vetët', Bamir Topi: Mazhoranca ka strukturë të qëndrueshme elektorale! Rama luan në fushë të madhe
24 Korrik, 22:26 -
'Demokracia lëngon', Bamir Topi në 'Repolitix': Bipolarizim! Pushteti i opozitës ekuivalent me fuqinë që ka kryeministri
24 Korrik, 22:21 -
Hetimi pasuror ndaj familjes Berisha, Doçi: Është shtrirë edhe në Gjermani, transfretë 300 mijë euro e dyshimtë! Po zhvendosin pasurinë
23 Korrik, 23:03 -
Arben Meçe: ‘Gjiri Lalzit’ ka pronarë faktik Berishën dhe Metën, jo firmën Lura
23 Korrik, 23:02 -
Spahiu: 'Kapja e shtetit', Meta ndërtoi rrugë dhe ura për të shkuar tek vila e tij
23 Korrik, 22:42 -
Spahiu: Shkatërrimi bregdetit, filloi në 2006 kur “Fshatrat turistik” u shitën si apartamente
23 Korrik, 22:26 -
Vila perandorake e Berishës, Doçi në ‘Repolitix’: Pastrim parash, në politikë u fut me një apartament, sot familja më e pasur në Ballkan! Shkëlzeni e Argita sekserë
23 Korrik, 21:50 -
DENONCIMI BOMBË/ Paguhen para në portale për të nxirë turizmin shqiptar. DEBATE të forta në studio
18 Korrik, 07:10 -
Turizmi bregdetar, gazetarët për 'Repolitix' nga Saranda dhe Vlora: Ka rritje të çmimeve! Në Durrës s’ndikon xhepat e qytetarëve
17 Korrik, 23:08 -
Sezoni turistik, gazetari Tanini: I fyejmë shqiptarët e Kosovës u ngremë çmimet
17 Korrik, 23:03 -
Studiuesi Nexhmedin Spahiu: Pas liberalizimit të vizave një pjesë e shqiptarëve nga Kosova bëjnë pushime në Greqi e Bullgari
17 Korrik, 22:35 -
Janë rritur çmimet në Jug? Gazetari i Report Tv nga Vlora: Dreka vjet në një restorant në Nartë shkonte 50 mijë lekë, sivjet deri në 70 mijë
17 Korrik, 22:33 -
Gazetari Muça në 'Repolitix': Ka agjenci turistike që paguajnë mediat shqiptare për të thënë se Shqipëria është e shtrenjtë
17 Korrik, 21:45 -
SHTETI vrau në 21 Janar, Berisha e Basha në hetimet e SPAK. Debate të FORTA në studio
17 Korrik, 07:24 -
‘Janë organizatë kriminale’, avokat Beqiri: Meta tha se kokëpalarët u vranë më ‘21 janar’
16 Korrik, 22:58