Berisha përdor tetorin rozë për politikë, takon gratë e LDG në Elbasan: Rama blen 4 mln euro instalacion në këto para dhe s’vendos mamografinë në Tiranë

5 Tetor 2022, 20:46

Nga Elbasani, kreu i Rithemelimit Sali Berisha përdori lëvizjen sensibilizuese të tetorit rozë për të hedhur akuza ndaj qeverisë. Me një fjongo rozë në xhaketë Berisha në takimin me gratë e LGD në Elbasan, në rolin e doktorit listoi një sërë problematikash e risqesh nga kanceri i gjirit.