Berisha: Rama përdori Vlora Hysenin për të përgjuar opozitën dhe kundërshtarët në PS! SHISH u kthye në strofull kriminelësh

10 Tetor, 16:23 | Përditesimi: 10 Tetor, 16:23

Kreu i PD-së akuzoi Edi Ramën se ka përdorur ish-drejtoreshën e SHISH-it, Vlora Hyseni, për përgjime të paligjshme ndaj opozitës dhe kundërshtarëve brenda Partisë Socialiste. Në një bashkëbisedim me qytetarët, ai e quajti antikushtetues vendimin e PS për të rrëzuar kërkesën e PD për mocion me debat për arrestimin e Hysenit, e akuzuar nga SPAK se ndihmoi me informacione sekrete Ergys Agasin gjatë arratisë. Berisha tha se SHISH u kthye në një strofull kriminelësh dhe shtojcë të organizatave kriminale.

E.H/Shqiptarja.com