Berisha s'njeh zgjedhjet? Mediu: Duhet të respektojmë votën! Opozita të reflektojë për rezultatin, 'Bashkë Fitojmë' u formëzua gabim, s'kishte sinergji

22 Maj 2023, 14:35 | Përditesimi i fundit: 2023-05-22 19:26:50

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, edhe pse thotë se këto zgjedhje kishin shkelje dhe sipas tij ‘nuk ishin zgjedhje të lira dhe të ndershme’ por bën thirrje për reflektim nga opozita me analizë të thellë mbi atë që nuk ka funksionuar. Mediu thotë se mënyra se si u ndërtua koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ nga Berisha dhe Meta bëri që opozita të mos kishte angazhimin dhe sinergjinë e duhur.