Berisha tha se pyeti prokurorët e SPAK, juristi Kthupi: Nuk ndodh asnjëherë, deklaratat në kuadrin e retorikës politike

23 Janar, 21:40

Deklaratat e Sali Berishës pas daljes nga SPAK se ka pyetur prokurorët, duken të pabesueshme për juristin Rezart Kthupi. Në “Repolitix” në Report Tv, Kthupi tha se nuk ndodh asnjëherë që një prokuror të të lejojë ti bësh pyetje e aq më pak të të përgjigjet. Sipas tij deklaratat e Berishës janë në kuadrin e retorikës politike.