Berisha udhëzim për primare në PD, Zhupa: Duhet të dalim me kandidat të përbashkët me Metën, e vetmja rrugë për të fituar në zgjedhjet vendore

27 Shtator 2022, 17:56

Sali Berisha prezantoi rregullat për primaret brenda partisë për kandidatët për kryebashkiak në zgjedhjet vendore, mirëpo deputetja Ina Zhupa është “kundër”, pasi thotë PD-ja dhe Partia e Lirisë duhet të dalin me një emër të përbashkët. Në një intervistë në ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Zhupa shtoi se nëse do dilet me 2 kandidatë të ndryshëm atëherë humbja do të ishte e garantuar, pasi përballë kanë pushtetin qendror dhe vendor të përqendruar në duart e një partie.