Berlini shton presionin diplomatik ndaj Izraelit, ministri i Jashtëm gjerman: Të nisë njohja e Palestinës

31 Korrik, 19:24 | Përditesimi: 31 Korrik, 19:24

Shtohet presioni diplomatik ndaj Izraelit. Pas Kanadasë Francës dhe Britanisë që njoftuan njohjen e shtetit të Palestinës në Shtator edhe Gjermania shtyn për të njëjtë gjë. Ministri i Jashtëm gjerman Johan Vadeful, thotë se është koha që ky proces të nisë duke shtuar se Gjermania do të jetë e detyruar t'u përgjigjet hapave të njëanshëm të Izraelit. 

    r.k./Shqiptarja.com