Besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët, mbahet mesha e shenjtë e ngjalljes së Jezu Krishtit

15 Prill 2023, 23:27

Besimtarët ortodoksë në të gjithë Shqipërinë kremtojnë Pashkët më 16 prill. Kremtimi nis që sonte me meshën e shenjtë të ngjalljes së Jezu Krishtit që mbahet në çdo kishë ortodokse në vend. Në Tiranë, mesha do të kremtohet në Katedralen Ngjalla e Krishtit, nën drejtimin e Kryeposhkepit Anastas.