Diplomat,politikan,shkrimtari Besnik Mustafaj në studion e Esencë rrëfen një pjesë të mire të jetës personale dhe profesionale. Një pjesë e lidhin më shumë figurën e tij me politikën e një pjesë me shkrimtarin. Por Besnik Mustafaj e nis bisedën me dëshirën që nuk ndryshon,për të qënë gjithnjë në kërkim të lexuesve. Por kur i rikthehet fëmijërisë shkon drejt e tek kujtimet që kanë shënuar jetën e tij,si fakti i të pasurit një nënë autoritare. Por sensi dhe lidhja e saj me të bukurën, ka brumosur tek ai shumë gjëra gjatë rrugës. Një eksperiencë e bukur ka qenë edhe fakti që ka qënë trombonist,i vetmi në vendlindjen e tij në Tropojë. Pasi u largua 14-vjeç nga vendlindja,erdhi në Tiranë për të ndjekur studimet e mëtejshme,një kohë të cilën e kujton si ndikuese dhe formuese. Ai thekson se jetën studentore e shijoi në liri dhe e kujton si një kohë të vyer dhe të bukur. Mes fotosh dhe kujtimesh ai tregon kohën kur është bërë baba dhe se rritja e dy djemve të tij, ka qenë për të gjithnjë prioritet. Që prej 2007-ës jeton në Priskë dhe kjo jetesë larg rutinës urbane ka zhvilluar tek ai një dëshirë dhe përkushtim për tokën,pemët dhe natyrën,një lidhje e fortë e krijuar me kohën. Një video mesazh emocionues erdhi për Besnikun nga i biri,Andi,i cili nga Parisi i shprehu edhe njëherë të atit,dashurinë dhe mirënjohjën për mënyrën sesi ai ka qenë një baba i përkushtuar dhe i ka ndikuar jetën në mënyrën më të bukur. I emocionuar nga i biri ai rrëfen se komunikimi ka qenë gjithnjë mënyra e tij e prindërimit. Ndërsa flet për të shoqen thotë: “Kam shkruar shumë poezi për të”. Teksa flet për botimet e tij kujton se romani i tij “Vera Pa Kthim” është përshtatur për film dhe teatër. “Unë punoj nëntë orë në ditë,kur vjen puna tek të shkruarit. Nëse e llogaris, 1/4 e jetës sime e kam kaluar në tavolinën e shkrimit”. Ai na rrëfen se e vetmja pendesë që ka është se do të kishte dashur t’i kushtonte më shumë kohë librit, sesa politikës.
Besnik Mustafaj rrëfen kënaqësitë dhe pendesat e jetës së tij
Video të fundit në programin Esence Të gjitha
-
Sulmi me armë i RTSH-së, punëtorët e uzinave shqiptare dhe orjentalizmat e shqipes
10 Nëntor, 16:42 -
Berisha i vitit 1997, librat shekullorë orientalë dhe filmat që kanë frymëzuar shqiptarët! Esencë
22 Tetor, 13:17 -
Emisioni i plotë 'Esencë'| Gjelat dhe dollarët e sportistëve shqiptarë, librat e rrallë dhe hetuesia nën diktaturë!
5 Shtator, 22:59 -
Emisioni i plotë 'Esencë'| Prodhimi i armëve shqiptare, Pallati i Sportit Partizani dhe Muri i Berlinit në Tiranë
29 Maj, 22:47 -
Emisioni i plotë 'Esencë'| Kundëradmiral Abdi Mati, treni i 'çmendur' dhe Zemra e Krishtit, Esencë
22 Maj, 19:59 -
Emisioni i plotë 'Esencë'| Albania e Kaukazit, vespat e para në Shqipëri, kostot e Muzeut të Skënderbeut!
15 Maj, 21:24 -
Emisioni i plotë 'Esencë' '|Bunkerët e Shqipërisë dje e sot, debatet me Mehmet Shehun e varrmihësi i çuditshëm!
1 Maj, 20:49 -
Emisioni i plotë 'Esencë'| Tuneli i Porto Palermos, dhoma sekrete në Metalurgjik, Stanislav Zuber dhe nafta shqiptare! Esencë
24 Prill, 20:55 -
Emisioni i plotë 'Esencë'|Bunkeri që u bë kishë, e majta shqiptare krijimi i saj dhe mësimi i italishtes në diktaturë!
10 Prill, 22:00 -
Emisioni i plotë 'Esencë'|Kur Shqipëria komuniste bënte tregti rrobash me Italinë, Superfosfati i Laçit dhe Vila e Zogut
3 Prill, 23:03 -
Emisioni i plotë 'Esencë'|Vajza e Spiro Kolekës zbulon sekretet e Bllokut, Mehmet Shehut dhe misteret e Kalasë së Tiranës
27 Mars, 21:02 -
Azerbaijxhani, toka e mrekullive natyrore dhe njerëzore! Report Tv sjell eksperiencën unike
21 Mars, 21:01 -
Emisioni i plotë 'Esence'| Matura 72 që tronditi Tiranën, vajza e Spiro Kolekës, Qemal Stafa dhe varrezat e Tufinës!
20 Mars, 22:35 -
Emisioni i plotë 'Esencë'| Thesari i Shtetit, Djemtë me motorra para viteve 90 dhe Muzeu i Thanas Papës!
13 Mars, 21:13 -
Emisioni i plotë 'Esencë' | Stalini për shqiptarët, rusët në luftën e Kosovës dhe shtëpia publike në Tiranë!
27 Shkurt, 21:17 -
Korçë, Pallati i Sportit më i bukur në Shqipëri? Sekretet, pushteti dhe ndërtimi! Amarcord, Esencë Report Tv
15 Shkurt, 19:20 -
Tedi Papavarami, Sigurimi i Shtetit na gjëmonte edhe në Francë! Ja faktet, Esencë Report Tv
15 Shkurt, 19:01 -
Hapen dosjet! Regjimi Komunist në Shqipëri (Nëntor 1944-Dhjetor 1949). Si ia doli Enver Hoxha të stabilizonte dhe të mbante pushtetin? Ekskluzive, Esencë
15 Shkurt, 18:12 -
Emisioni i plotë 'Esencë'| Hapen dosjet e komunizmit, Tedi Papavrami për Sigurimin e Shtetit dhe Pallati i Sportit në Korçë
13 Shkurt, 21:14 -
Nëndetësja 105, historia e frikshme e bishës së detit! Ku është ajo sot? Esencë Report Tv
8 Shkurt, 19:34
