‘Beteja ime me kancerin e gjirit në moshën 28 vjeçare’, rrëfimi drithërues i poetes Arjana Fetahu

13 Tetor 2021, 12:17

Arjan Fetahu është poetja shqiptare të cilën në atdheun e saj e riktheu promovimi i librit  të dytë ‘ Sa do të doja’ .Prej më shumë se 25 vitesh ajo jeton në New Yersery, Amerikë ku ka krijuar jetën e saj. Në një bashkëbisedim me moderatoren Androniki Kolka në emisionin “Rreze Dielli, ajo u ndal në një episodë vërtetë të dhimbshëm të jetës së saj, betejën me kanceri e gjirit. Një luftë  aspak e lehtë por që tashmë mbetet në të kaluarën për të. Arjana nëpërmjet historisë së saj kërkon të frymëzojë dhe të ndërgjegjësojë edhe zonjat e vajzat e tjera për të bërë kontrollohet e duhura.

Unë e kapa thjesht rastëssiht, vajta për një vizitë tjetër, kontroll, unë e kisha ndjerë që e kisha por s’më kishte shkuar mendja sepse mendoja thjesht gjendrat e  gjirit sic kemi ushqyer fëmijët me gji. Unë I kisha bërë dy lindje, I kisha dy djemtë e parë dhe nuk e kisha menduar. Në një vizitë doktori më tha që shikoj dicka, kontrolloje dhe aty filloi gjithcka. kur doktori më tha ti ke një tumor në krahun e djathtë dhe do bëjmë një operacion fillimisht dhe pastaj kimioterapi, pastaj rrezet sepse unë isha shumë e re vetëm 29 –vjece kur e mora vesh dhe ne nuk e kishim të trashëguar  dhe kur më tha doktori që do bësh këto, u mërzita, prindërit e përjetuan më keq. Kam qarë kur më tha doktori që do të bien flokët, nuk e kam përmbajtur dot veten, sepse I ksiha flokët e gjata. Ajo ishte më shumë për mua se, më mposhti më shumë, dhe kur mundohesha të mbuloja kokën me paruke, im shoq më thoshte hiqe, ishte mbështetje e madhe.