‘Betlehemi’/ Shfaqja e mahnitshme e banorëve të Hajmelit! Rituali i përvitshëm që simbolizonin lindjen e Krishtit

31 Dhjetor 2023, 14:56

Rreth 250 besimtarë të Hajmelit në Bashkinë Vau i Dejës, që nga fëmijët e deri tek të moshuarit improvizuan qytetin e Betlehemit. Nën kujdesin e priftërinjve, ofruan për vizitorët pamje mbreslënëse. “Betlehemi i gjallë” përpos krishtlindjeve u rivendos në skenë mbrëmjen e 30 dhjetorit.