Janë betuar dy deputet e reja të Kuvendit të Shqipërisë për legjislaturën 2017-2021, pas ndarjes nga jeta të deputetit të PS-së Bashkim Finos, dhe dorëheqjes së Tom Doshit.
Vendin e Bashkim Finos e ka marrë Gentiana Cakrani, ndërkohë që vendimin Tom Doshit e ka marrë Jetmira Rraboshta.
KQZ ka vendosur ti japë mandatin znj. Gentiana Cakrani dhe mandatin e Tom Doshit, znj. Jetmira Rraboshta. Deputetja Klotilda Bushka theksoi se KQZ ka respektuar kërkesat e parashikuara.
‘Në vendimet e KQZ janë respektuar kërkesat e parashikuara. Për sa i përket procedurës së dhënies së mandatit janë reskpetuar procedurat. Në konkluzion të sa më sipër është vlerësuar se nuk rezultoi asnjë paligjshmëri në zgjedhje të bëjnë betimin në seancë plenare. Dy deputetet që kanë fituar mandatin ftohen ne seancën plenare për të bërë betimin si kush për të ushtruar mandatin e deputetit.’- tha Bushka.


















