Betohen në Presidencë, Qeveria fillon zyrtarisht punën! Rama i vendos 'vijat e kuqe' ministrave: Zero tolerancë për shkeljet etike, s'ka më 'e lagu s'e lagu' me opozitën! Më shumë respekt Kuvendit

18 Shtator 2021, 15:04

“Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave". Duke shqiptuar këtë fjali dhe me dorën në Kushtetutë, Kryeministri Rama e me radhë pas tij Zv. Kryeministri Ahmetaj, 12 ministret dhe 3 ministrat u betuan sot para Presidentit të Republikës për të marrë zyrtarisht detyrën në këtë mandat të tretë qeverisës të socialistëve.  E pranishme në ceremoni ishte edhe kryeparlamentarja, Lindita Nikolla. 

Menjëherë pas betimit të gjithë bashkë, siç tashmë është bërë traditë nga Rama edhe në 2 mandatet e kaluara, të gjithë anëtarët e Këshillit të Ministrave u drejtuan në këmbë për në Kryeministri. Disa sekonda i 'vonoi' edhe një semafor aty të Kryesia e Kuvendit që Kryeministri nuk 'përtuan' ta respektonin.