Betohen në Presidencë, Qeveria nis zyrtarisht mandatin e tretë! Rama dhe ministrat drejt Kryeministrisë në këmbë direkt në mbledhje, priten vendimet e para

18 Shtator 2021, 10:38 | Përditesimi: 18 Shtator 2021, 10:38

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të ri janë betuar sot te Presidenti Meta, për të nisur punën për mandatin e tretë qeverisës. Menjëherë pas betimit, Rama nuk ka humbur kohë, duke zhvilluar në kryeministri mbledhjen e parë të qeverisë së re.

Edhe pse ishte parashikuar të mbërrinte bashkë me ministrat nga Kryeministria në këmbë drejt Presidencës duket se moti i keq ka prishur planet dhe Kryeministri mbërriti me makinë dhe u prit nga Drejtori i Kabinetit në Presidencë, Panaritit. E pranishme në ceremoni ishte edhe kryeparlamentarja, Lindita Nikolla. 

r.k./Shqiptarja.com