Biden dhe Putin vlerësojnë bisedimet e samitit por mosmarrëveshjet vazhdojnë

17 Qershor 2021, 14:44

Presidentët e SHBA dhe Rusisë kanë vlerësuar bisedimet e tyre në Gjenevë, por është arritur shumë pak progres në takimin e parë që nga viti 2018.

Presidenti amerikan deklaroi se kishte mosmarrëveshje, por jo aq shumë sa të ketë një Luftë të Re të Ftohtë.

Presidenti rus Vladimir Putin, u shpreh se Biden ishte një burrë shteti me përvojë dhe që ndoshta për të parën herë e pranoi publikisht se ata të dy "flisnin të njëjtën gjuhë".

E ndërsa bisedimet zgjatën rreth tre orë, më pak nga sa ishte planifikuar, Biden theksoi se kjo ishte koha më e gjatë që dy lider shteti kishin kaluar në takimi kokë më kokë.

E ndërkohë që temat e diskutuara ishin të një spektri të gjerë, marrëveshjet e arritura duken të jenë të pakta.

Në lidhje me sulmet kibernetike,  Putin hodhi poshtë akuzat për përgjegjësi duke thënë se shumica e sulmeve kibernetike në Rusi kishin origjinën nga SHBA. Biden i tha Putin se infrastruktura kritike, të tilla si uji ose energjia, duhet të jenë "jashtë kufijve" për sulmet e piraterisë.

"E pashë atë dhe i thashë si do të ndiheshit nëse ransomware do të bllokonte tubacionet nga fushat tuaja të naftës? Ai tha se do të kishte rëndësi," tha Biden, duke shtuar se nëse Rusia shkel këto "norma themelore", SHBA do të hakmerret.

Putin bëri me dije për një marrëveshje të mundshme për shkëmbimin e të burgosurve, duke thënë se ai besonte se mund të gjendeshin kompromise.

E ndërkohë sa i përket të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtën për të protestuar, ndryshimet janë thelbësore.

Putin hodhi poshtë shqetësimet e SHBA në lidhje me krye opozitarin Navalny, i cili kohët e fundit ndërmori një grevë urie 24-ditore. Ai tha se Navalny kishte injoruar ligjin dhe e dinte se do të përballej me burg kur të kthehej në Rusi pasi kishte kërkuar trajtim mjekësor në Gjermani.

Biden tha se do të kishte "pasoja shkatërruese" për Rusinë nëse Navalny vdiste në burg.

Sa u përket shtypjes së protestave në Rusi, Putin theksoi se nuk dëshironte trazira në territorin e saj të krahasueshme me trazirat e Kapitolit ose lëvizjen Black Lives Matter.

Biden hodhi poshtë komentet e Putin si "qesharake" dhe tha se të drejtat e njeriut "do të ishin gjithmonë në diskutime deri sa ato të respektohen plotësisht".

Edhe pse marrëveshjet mes palëve duken të paktë dhe të largëta Biden është i bindur se është në interes të Rusisë që të bashkëpunojë me SHBA, sepse jo gjendet në një pozicion shumë të vështirë.

"Ata janë duke u shtrënguar nga Kina. Ata duan që dëshpërimisht të mbeten një fuqi e madhe," u tha ai gazetarëve.

E si për të të treguar se për Biden situatën është më e qetë presidenti amerikan i solli  një dhuratë presidentit rus një palë syze dielli aviator, modeli i preferuar i presidentit amerikan dhe një skulpturë kristali të një bizoni. Por nuk dihet ende nëse Putin kishte ndonjë dhuratë për Putin.

Në vitin 2018, lideri rus i dha ish-Presidentit Donald Trump një top futbolli pas një takimi në Finlandë