Biden i nënshtrohet një operacioni, kompetencat i kalojnë zv.presidentes Harris, e para grua me ngjyrë që merr drejtimin e SHBA përkohësisht

19 Nëntor 2021, 19:32

Presidenti amerikan Joe Biden i kaloi përkohësisht kompetencat drejtuese zëvendëspresidentes Kamala Harris,  pasi ai do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe do të jetë nën efektin e anestezisë. Në këtë mënyrë Harris bëhet e para grua me ngjyrë që merr fuqinë drejtuese të këtij niveli në Shtëpinë e Bardhë, edhe pse përkohësisht.