Biden pas takimit me Putin: Jam me Amerikën, jo kundër Rusisë! Dakord për dialog konstruktiv

16 Qershor 2021, 20:57

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka mbajtur një konferencë për shtyp, nga ku dha detaje pas takimit me homologun rus, Vladimir Putin, në Gjenevë. Biden theksoi se nuk është kundër Rusisë, por është me Amerikën, duke shtuar se, po ashtu si Putin, është dakord për një dialog konstruktiv. Sipas Biden, një luftë e ftohtë nuk është në interesi e asnjërës palë dhe "Putin e di këtë". Ai theksoi mes të tjerash se ruajtja e paqes dhe sigurisë ka të bëjë me pozicionin që do të mbajë Rusia.