Biden: Sulmet kibernetike mund të çojnë në luftë

28 Korrik 2021, 16:37
  1. Sulmet e mëdha kibernetike në SHBA mund të çojnë në luftë të vërtetë, ka qenë kjo deklarata e presidentit amerikan Joe Biden para komitetit të inteligjencës.

    “Nëse përfundojmë në luftë, luftë të vërtetë me të shtëna, me një fuqi të madhe - ajo do të jetë pasojë e sulmeve kibernetike me pasoja të mëdha”, tha Biden.