Bie alibia e vajzës dhe nënës për vrasjen në Fier, të afërmit: I merrnin rrogën, e linin pa bukë. E bija e dytë: Më thanë u rrëzua në banjo

25 Korrik, 18:21 | Përditesimi: 25 Korrik, 18:21

Fier - Dëshmitë e të afërmve, fqinjëve dhe kryeplakut të fshatit Frashër të Fierit, nxjerrin një tjetër anë të vrasjes makabre të babait nga vajza dhe fshehjes së krimit nga nëna.

Kunata dhe fqinji i viktimës thonë se 56-vjeçari Anesti Rama nuk ishte fanatik, por se vajza dhe gruaja e dhunonin, e linin në dhomë më vete, pa ngrenë dhe i merrnin rrogën.

Sipas dëshmiëve të tyre për gazetarët e Report Tv në Fier, Kristaq Thano e Marsida Topi, vajza Ermalinda Rama 26 vjeç dhe bashkëshortja Valbona Rama, kishin prokurë për të tërhequr nga banka rrogën e viktimës, i cili punonte në një serë bujqësore.

I.M/Shqiptarja.com