Bie zjarr brenda në ambientet e një lokali në Berat, nuk ka të lënduar

29 Korrik 2021, 16:03

Një zjarr ka rënë brenda një lokali në lagjen 'Barikadë' në Berat. Zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike në magazinën e lokalit.

Menjëherë janë njoftuar forcat zjarrfikëse, ku kanë bërë të mundur neutralizimin e zjarrit në kohë rekord. Nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale, ku janë djegur një frigorifer dhe pajisje të tjera elektronike.