LEZHË- Një zjarr ka rënë në një lokal në Shëngjin, ku për pasojë janë shkaktuar dëme materiale. Si pasojë e zjarrit kanë marrë flakë edhe dy makina që ishin të parkuara aty pranë.
Policia bën me dije se zjarri ka rënë orës 03:50, në Shëngjin, Lezhë, dhe lokali është në pronësi të shtetasit E.B.,35 vjeç, banues në fshatin Manati, Lezhë.
















