Bilanc i lartë dëmesh, vihen në kontroll flakët në Gjirokastër

3 Gusht 2021, 08:47 | Përditesimi: 3 Gusht 2021, 08:47

Shuhet zjarri në fshatin Palokastër në Bashkinë Gjirokastër ku u krijuan 2 vatra të rrezikshme që prej ditës së djeshme. Në orët e vona të natës së djeshme është bërë e mundur shuarja e flakëve të zjarrit në kodrat e fshatit Palokastër falë ndërhyrjes energjike te PMNZSH Gjirokastër duke lënë pas një territor të djegur gati 5 ha kryesisht kullote. Ndërsa në Lunxheri para 1 ore është arritur të lokalizohen flakët të cilat përgjate 14 orëve kanë shkaktuar një bilanc të rënduar në djegien e kullotave dhe drurëve frutore sidomos në fshatrat Qesarat, Dhoksat dhe Valare.

Ne aksionin për shuarjen e zjarreve në Lunxheri, janë aktivizuar 30 forca zjarrfikëse nga repartet zjarrfikese të Gjirokastres, Dropullit dhe Libohovës me pesë mjete zjarrfikese. Njekohesisht ne kete aksion jane angazhuar edhe 20 forca te ushtrise, si dhe 20 punonjes te Bashkise Gjirokaster te cilet kane punuar per lokalizimin e flakeve me mjete rrethanore dhe ne nje terren te veshtire malor. Bilanci i demeve rezulton fatal. Ne baze te perllogaritjeve ende jo te zyrtarizuara, ne Lunxheri jane djegur 40 ha kullota dhe 500 rrenje arrore, dru frutore dhe vreshtari. Policia e Gjirokastres ne baze te informacioneve te siguruara ne terren, ka rene ne gjurmet e tre piromaneve ku 2 prej tyre jane identifikuar dhe pritet arrestimi i tyre.

r.k./Shqiptarja.com