Bilanc tragjik, 105 viktima në 6 muajt e parë të 2021! Rritet me gati 33% numri i aksidenteve, fajtorët më të mëdhenj moshat e reja

21 Korrik 2021, 20:59

105 persona humbën jetën në aksidentet rrugore në Shqipëri në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021, nga 74 që ishte numri vitin e kaluar. Sipas të dhënave të INSTAT numri i aksidenteve rrugore në këtë periudhë të parë të vitit është rritur me 32.9%.