Bimët shqiptare po përdoren edhe nga të huajt, emri i Ylli Merjas ka depërtuar larg në ...

26 Qershor 2023, 13:22

“Bima dhe Shëndeti” në Report Tv ndiqet në vende të ndryshe të botës, ky emision përqafohet më së miri nga ndjekësit tanë brenda dhe jashtë vendit. Me krenari, themi që kemi ndihmuar pafund bashkëatdhetarët tanë… dy prej të cilëve janë Alketa dhe Ralph Schindler çifti shqiptaro - gjerman të cilët pas eksperiencës personale të trajtimit me bimë medicinale të sëmundjeve që i ndryshuan cilësinë e jetës, vendosën që bimët shqiptare t’i çojnë deri në Gjermani, dhe përmes ndihmës së Ylli Merjas, emigrantët shqiptarë por edhe shtetas gjermanë të njihen me to dhe t’i përdorin në trajtimet e shumë sëmundjeve.

Sot, në studion e “Rreze Dielli” morëm shumë videomesazhe falenderimi nga të huajt që janë njohur me mrekullitë e bimëve shqiptare medicinale në kurimin e sëmundjeve të ndryshme.