Ditën e sotme po zhvillohen bisedimet ndërmjet delegacioneve ruse dhe amerikane në Riad të Arabisë Saudite, për arritjen e armëpushimit në Ukrainë.
Lidhur me këtë është diskutuar edhe mbrëmjen e sotme në emision ‘Studio Live’ në Report Tv, ku Ledion Krisafi, ekspert i çështjeve ndërkombëtare, tha se po diskutohet për një armëpushim të pjesshëm për mos goditjen e objekteve energjitike dhe për portet si nga Rusia dhe nga Ukraina.
‘Nuk po diskutojnë për paqe, por për një armëpushim të pjesshëm në Arabinë Saudite për mos goditjen e objekteve të energjisë dhe ndaj porteve, që do të thotë as Rusia të mos godas portet dhe objektet energjitike të Ukrainës dhe e anasjellta dhe kërkohet për një armë pushim në Detin e Zi, pra të mos sulmojnë palët njëra-tjetrën në Detin e Zi. Rusët nuk duan një mbyllje të plotë të luftës në këto momente, por duan që të vijë dal nga dal’, tha ai.