Biznes e shtesa në monument? Si do restaurohet Kalaja e Ali Pashës, specialisti: Projekti që diskutuam në Këshill me arkeologë, del në pah kalaja e vogël e shek XVI!

26 Korrik 2023, 16:26

Projekti i propozuar për herë të parë për restaurimin e një nga monumentet më të rëndësishme në vend, Kalanë e Ali Pashës në Tepelenë, ka ngjallur diskutime. Specialisti Mariglen Meshini shpjegon për Report Tv se çfarë u diskutua në Këshillin e Trashëgimisë Kulturore Materiale dhe nëse do të ketë shtesa në monument dhe cilat hapësira do të marrin funksion tregtar.