Bizneset ‘me lupë’ për punëtorë, kreu i shoqatës së Fasonerisë në Report TV: Shkak emigrimi, dhe pagat! Presim punëtorë nga Filipinet

24 Mars 2023, 12:54

Kreu i shoqatës së Fasonerisë, Edvin Preçe ka folur në ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin e Report Tv, Nertil Agalliu lidhur me krizën e bizneseve për punëtorë. Së fundmi, biznesi i fasonëve ka pasur goditjen më të madhe, për shkak të mungesës së forcës punëtore. Sipas Preçit, kjo gjë vjen si pasojë e faktorit social, por gjithsesi mbetet edhe pagat e ulëta një element që ndikon