Në ambientet e SPAK ka mbërritur edhe biznesmeni Gentian Sula, të cilit do t’i komunikohen akuzat nga prokurorët në të njëjtën dosje që po hetohet Veliaj.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka marrë të pandehur më herët gjatë ditës së sotme edhe Ajola Xoxën, kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe biznesmenin Mirton Lika.

















