'Black out' i rrjeteve sociale/ Psikologia për Report Tv: Vërtetoi se jemi të varur nga teknologjia! Fotografja: Kisha stres si do promovoja punën! Eksperti: S'na janë vjedhur të dhënat

5 Tetor 2021, 14:31 | Përditesimi i fundit: 2021-10-05 14:34:37

Mosfunksionimi i rrjeteve sociale ditën e djeshme për 6 orë mund të shihet si një eksperiment social global, se sa të varur janë njerëzit në ditët e sotme nga teknologjia. Mes territ informativ se çfarë po ndodhte, askush nuk e mohon dot, se përgjatë atyre orëve, gjithsecili prej nesh i ka kontrolluar herë pas here, Facebook, ëhatsApp apo Instagram, nëse janë rregulluar apo jo.  Report Tv është ndalur të pyesë edhe qytetarët se si e përjetuan, ku ishin të ndarë në mendimet e tyre. Disa prej qytetarëve e kanë parë në një aspekt pozitiv, e ndërsa disa të tjerë si "katastrofë".