Blegtoria në vështirësi, fermat e vogla drejt zhdukjes! Baxhot e bulmetit rrisin çmimet, prodhuesi: S’ka qumësht në treg, 1 litër dyfish më shtrenjtë

8 Dhjetor 2022, 15:48

Prej disa muajsh çmimet e produkteve të bulmetit janë rritur ndjeshëm, dhe e gjitha vjen si pasojë e mungesës së qumështit. Rritja e kostove ka detyruar fermerët të ulin numrin e bagëtive, ndërsa atë sasi të vogël qumështi baxhot e përpunimit e blejnë më shtrenjtë. Në markete, kjo është reflektuar me uljen e konsumit.