Blendi Sukaj tregon si u shpëtua monumenti i fundit që fryn avull: Do e çonin për skrap

14 Tetor 2023, 20:39

Kjo lokomotivë, lloji apo model “Tkt-48”, është Made in Poland i vitit 1951. Shqipëria e atyre viteve bleu 6 lokomotiva të tilla në fund të viteve ‘50-të, duke mbajtur kështu numrat nga “01” deri në “06”. Këto lokomotiva me avull përdoreshin si fillim për linjat jo të gjata hekurudhore (Durrës-Peqin) që kishte Shqipëria e varfër e atyre viteve, duke kryer here pas here si transporte udhëtarësh ashtu edhe transporte mallrash.  Por ku janë ato sot? "Nga shitja për skrap dhe ndryshku e shpëtuam ne Lokomotivën Avullore që sot është e vendosur në Bulevardin e Ri në Tiranë", tha Blendi Sukaj në emisionin "Esencë" me drejtues Eljan Taninin në Report Tv.