-
EMISIONI I PLOTË 'DOSJA K' |Historia tragjike e Fisit të Prelë Nikë Lucës, 5 martirë e 53 vite burg komunist
Një histori njëkohësisht epike dhe tragjike e një prej familjeve më atdhetare të Planit të Dukagjinit. Tre burra ranë në betejë kundër pushtuesve sllavë, dy u pushkatuan dhe një u vra nën torturat e regjimit komunist. Tragjedia vazhdoi për dekada: pothuajse e gjithë familja u burgos, u torturua dhe u persekutua nga viti 1945 deri në 1991, duke e mbyllur bilancin e dhimbjes me 53 vite burg.
-
EMISIONI I PLOTË Dosja K- Bute Dedndreaj,arratisja legjendare nga kampi internimit të Beratit për të shpëtur foshnjen
Një nënë me foshnjen e saj 7 muajshe, ishte arratisur një natë të errët nga kampi I internimit në berat, dhe pasi kishte kaluar rrethimin me tela me gjemba kishte nisur një kalvar të gjatë për tu kthyer në malësi në Nikaj Mërtuar. Teksa shihte foshnjat që vdisnin çdo ditë në internim të sëmurë e të kequshqyer, dhe të varrosur buzë lumit Osum, I cili ua merrte eshtrat sa herë fryhej prej stuhive, ajo ishte betuar se do ta çonte gjallë a vdekur foshnjen e saj 7 muajshe në vendlindje. Të paktën të kishte një varr ku ta qante…. Por si do ta bënte e vetme gjithë atë rrugë në këmbë nga berait në Nikaj mërtur, si do tu shpëtonte kontrolleve ajo e arratisur nga kampi I internimit, si do të ushqeheshin për 18 ditë me rradhë në atë shtegtim të paimagjinueshëm?
-
EMISIONI I PLOTË DOSJA K - 'Gjaku që sfidoi prangat', Bub Matoshi rrëfen arratisjen e 33 malësorëve nga Nikaj-Mërturi
Arratisja e 33 malësorëve që tronditi diktaturën në gusht të vitit 1948. Dëshmia rrëqethëse e Bub Matoshit për masakrat e komunistëve në Nikaj-Mërtur dhe hakmarrjen ndaj familjeve të të arratisurve që mbetën në Shqipëri.
-
EMISIONI I PLOTË 'Dosja K'| Si i ktheu Enver Hoxha fshatarët në skllevër, sipas recetës së Stalinit
Kursi Stalinist që zuri të ndiqej në Shqipëri sidomos pas vitit 1951, e ktheu vendin në një satelit të vogël e të largët të Moskës, ku ndikimi i politikës Sovjetike dominonte në çdo fushë të jetës. Ky ndikim, e ndryshoi rrënjësisht jetën e deriathershme në fshatin shqiptar, dhe fatin e afro 80 përqind të popullsisë që jetonte në fshatra. Gjithçka kishte nisur të ndryshonte fill pas një vizite që Enver Hoxha bëri në Kremlin, ku u takua me Stalinin dhe zëvendëskryeministrin Anastas Mikojani, prej të cilëve mori direktiva të qarta se si do ta zhvillonte në Shqipëri kolektivizimin e bujqësisë. Pikërisht në atë vizitë Enver Hoxha mori edhe udhëzimin e çuditshëm sipas të cilit fshatarët shqiptarë duhet të ushqeheshin gjatë komunizmit vetëm me bukë misri dhe gruri të prodhohej vetëm për qytetin. Çfarë prapaskene kishte ky udhëzim dhe ç’rol kishte ai në thyerjen e fshatarit shqiptar dhe zhytjen e tij në një jetë skllavëruese për shumë dekada rradhazi?
-
EMISIONI I PLOTË DOSJA K/ Fshatarët disidentë kundër komunizmit: Nuk duam kooperativa!
Fenomeni i rrallë i disidencës së fshatarëve gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri. Si rezistuan për dekada me rradhë mijëra fshatarë në gjithë Shqipërinë për të mos iu nënshtruar koletivizimit të bujqësisë dhe për të mbrojtur pronën e tyre private. Mijëra letra drejtuar udhëheqësve dhe dokumente arkivore të rralla që dëshmojnë një fenomen të panjohur dhe të guximshëm gjatë diktaturës.
-
EMISIONI I PLOTË Dosja K- Selaudin Toto idealisti i shpërblyer me plumb
“Dosja K”, një cikël dokumentarësh historikë, me autore gazetaren Admirina Peçi, sjell premierë çdo të shtunë në ora 21:00 në Report tv, historitë e panjohura të persekutimit gjatë periudhës së regjimit komunist në Shqipëri.
-
EMISIONI I PLOTË 'Dosja K' - Vallëzim me vdekjen, në emër të lirisë! Sakrifica e burrave të familjes Toto
Historia tragjike e burrave të familjes Toto, që i paguan me jetë, ëndrrat dhe idealin e tyre për liri dhe atdhe. Një rrëfim drithërues i Vera Totos, e bija e Ismet Totos pwr tre vëllezërit: Ethem, Tasin dhe Ismet Toto, që e përqafuan vdekjen pas kryengritjes së Delvinës më 1937, ndërsa Selaudin Toto, shkencëtari, deputeti dhe intelektuali i pashoq u pushkatua pak pas vendosjes së regjimit komunist…. “Vallëzim me vdekjen, në emër të lirisë”, një dokumentar i gazetares Luljeta Progni
-
EMISIONI I PLOTË, Dosja K- Xhavit Lohja: Arratisja që më kushtoi mbi 18 vite burg
Xhavit Lohja nuk kishte lindur ende kur i ati, me mish e me shpirt, duke sakrifikuar pasurinë e familjes, ndihmonte Luftën, me idene e qartë se po bënte një vepër të pastër idealiste kundër pushtuesve të vendit. Do ti dukej e çuditshme madje, kur edhe hyzmeqari i tij i thoshte: Sabrush moj u jep bukë komunistëve se do tua shohësh sherrin. Më mirë jepua qenve se atyre...” Por Sabri Lohja vonë do ta kuptonte sa të vërteta e të menduara kishin qenë ato fjalë. Xhaviti djali i tij i vogël, i lindur në ato rrethana lufte, në vitin 1943, do ta kalonte fëmijërinë e hershme përgjatë viteve të para të regjimit komunist. Në vitin 1958, kur në familjen e tyre ndodh përmbysja e madhe, Xhaviti ishte 13 vjeç. Ai e mban mend mirë zhgënjimin e të atit prej komunistëve. Edhe pse i kishte ndihmur gjatë luftës me gjithçfarë kishte, komunistët nuk do të nguronin ta shpallnin kulak e t’ja përmbysnin jetën atij dhe gjithë familjes. Sabriu nuk kishte pranuar të futej në kooperativë e ky ishte një sakrilegj i madh, që sipas komunistëve meritonte një ndëshkim, po të madh. Prej atij viti, jeta e familjes Lohja në fshatin Kuç të Shkodrës do të merrte tjetër rrjedhë. Sabriu ishte shpallur armik i regjimit e pak vite më vonë këtë kahje do ta përforconte edhe djali i tij Xhaviti, që nga ushtria do të përfundonte pas hekurave të burgut!
-
Nestor Topencarov: Hekuran Isai dhe plani i Surimit për të na zhdukur si familje
Nesori ishte dënuar me 7 vjet heqje lirie për agjitacion e propagandë dhe në vitin 1982 ai u lirua pas një amnistie që i fali tre muaj nga dënimi, pasi pjesën tjetër e kishte fituar me punë në minierën e Spaçit. Ai tregon shkurtimisht përjetime të tij nga jeta në burgun e Spaçit.
-
Parku i humbur i Ahmet Zogut dhe 80 vitet ku populli nuk hynte dot! Amarcord - Report Tv
Pas portës së hekurt të Pallatit të Brigadave, fshihet një park që pak sy e kanë parë, hapësirë e projektuar për mbretin, e ndërtuar nga arkitektët italianë, mbuluar sot mes pemëve të mbjella nga njeriu dhe nga natyra. Në këtë episod të Amarcord, Eljan Tanini ju çon në një shëtitje përmes rrugicave të një parku të mbyllur, ku historia, arkitektura fashiste dhe gjelbërimi mbretëror bashkohen në një rrëfim nostalgjik për Tiranën që mund të ishte. Kopshtet e Pallatit Mbretëror të Tiranës nuk janë vetëm një kujtim i së kaluarës monarkike, por edhe një simbol i hapësirave publike që qyteti ka humbur ndër vite. Midis bimësisë së egër dhe të butë, arkitekturës me shije italiane, zbulojmë një pjesë të Tiranës që i përket kujtesës por jo përditshmërisë. I ftuar në Amarcord, Arkitekti i peizazhit, Andi Papastefani.
-
Një Dashuri, një diktaturë dhe liqeni në mes...
Kosta Topençarov, jetonte ditët e arta të djalërisë në Ohër në mesin e viteve ’40-të. Ato ditë do të njihte në rrethana rastësore dashurinë e tij të jetës Marikën. Do të takoheshin rastësisht në shtëpinë e disa të njohurve të përbashkët në Manastir Ishin të dy, të rinj, ëndërrimtarë, dhe jetës i veshën vec energjisë së moshës edhe flatrat e një pasioni që nuk do të mund ta shuante asgjë në vijim..... Do ti ndante vetëm një liqen. Rrethanat do të diktonin jetët e të dyve. Ai në Maqedoni dhe Marika në Shqipëri. Të ndarë në dy brigje të ndryshme të këtij liqeni, ata do të lidheshin vetëm përmes letrave. Marika i kishte shkruar se jeta po i nda
-
Bunker antibërthamor në det dhe tunel ushtarak, fortifikimi gjigand shqiptar i Detit Jon! Amarcord
Vigani i frikshëm ushtarak e ka ndaluar orën e tij me një grusht që koha ia dha detit për ta mbajtur pa fjalë sepse aty gurët kanë sy, betoni nuk plaket por forcohet nga uji i kripur! Këtu dikur nëndetëset hynin me hijet në barkun e tij dhe dilnin nga legjendat që askush nuk i pa, por të gjithë i tregonin. Sot atje s’ka sirena, as alarme, ka vetëm heshtje ku e shkuara thërret turistë që s’kanë frikë nga lufta por nga selfiet që nuk dalin bukur brenda tij sepse atje thellë bën ftohtë si vdekja dhe ngrohtë me kujtimet e një paranoje që u bë atraksion i ndaluar i ditëve të fundit. Bunkeri Tunel i Porto Palermos, sonte me Amarcord, ora 21:00 në Report Tv. Eljan Tanini bisedoi me: Et’hem Hamzaraj, Ish ushtarak i lartë në Porto Palermo Zabit Cuku, Ish ushtarak dhe xhenier
-
Stalini dhe Enver Hoxha, si e krijuan Kombinatin e Tekstileve në Tiranë dhe rrënimi! Amarcord
Na ishte dikur një Kombinat Tekstilesh në Tiranë ku punohej 24 orë pa pushim e ku puna ishte lavdërim e jo trishtim! Por dikur, na ishte edhe një Kombinat Tekstilesh ku çdo gjë e kishte dhënë Stalini! Sot, çfarë ka mbetur prej këtij Kombinati dhe çfarë kujtojnë ish punonjësit dhe banorët e hershëm të tij? Flasin në Amarcord: Ish hidrostaldatori Bajram Ibraj, Banor i hershëm i Kombinatit e që jeton ende atje sot Kujtim Serani dhe Arkitekti Eled Fagu i cili është doktoruar me temën e Qytetit socialst në lidhje me Kombinatin! Amarcord, sonte, ora 21:00 në Report Tv.
-
Jonuz Blakçori, pse Sigurimi i Shtetit e përgjoi për 30 vjet
I përgjuar dhe i përndjekur derisa mbylli sytë në një kasolle në internim në moshën 80 vjeçare. Dosja e Sigurimit të profesor Jonuz Blakçorit zbulon presionin dhe egërsinë e regjimit mbi një prej njerwzve tw ndritur tw kombit, mësuesi i shkollave të para shqipe në Kosovë e Shqipëri, patriot e dijedashës, poliglot, e përparimtar. Pse u arrestua në vitin 1945 dhe disa herë të tjera në vitet në vijim, çfarë zbulojnë dokumentet arkivore dhe dëshmitë e familjarëve? Kjo është pjesa e dytë e historisë së Jonuz Blakçorit i përgjuar nga sigurimi për afro 30 vjet.
-
Arratisja dhe vdekja misterioze në Çikago e Bilal Xhaferrit
Arratisja nga Shqipëria e Bilal Xhaferrit, në gusht të vitit 1969, shkaktoi tërmet në kupolën udhëheqëse të regjimit komunist. Agjentët e Sigurimit të shpërndarë në perëndim, vihen në ndjekje të tij dhe tashmë çdo hap që ai hidhte në SHBA, raportohej në Ministrinë e Brendshme në Tiranë. Dosja e tij e Sigurimit është e mbushur me raporte rreth veprimtarisë së tij publicistike dhe politike në SHBA. Por misteri më i madh në këtë pjesë të jetës së shkrimtarit Bilal Xhaferri është vdekja e tij në Amerikë. Djegja e zyrës së tij dhe zhdukja e shumë dorëshkrimeve që ai ruante aty dhe aludimet për helmimin e shkrimtarit të arratisur… A ishte vërtet eleminim politik vdekja e Bilal Xhaferrit në Çikago në tetor të 1986?
-
Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, atje ku prehen të majtë e të djathtë! Amarcord Report Tv
Historia e krijimit dhe e ndërtimit të një prej varrezave më të bukura monumentale në Shqipëri: Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë. Cilat ishin shijet estetike të Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut për këtë çështje, si u bë konkursi, kush u zgjodh dhe si u krijua Monumenti Nënë Shqipëri? Flasin në Amarcord: Artisti dhe skulptori Mumtaz Dhrami, bashkëautor i Monumentit Nënë Shqipëri. Arkitekti dhe Inxhinieri Robert Kote, bashkëkrijues i projektit arkitektonik.
-
Dosja K - Bilal Xhaferi, qëndrestar në përndjekje
Dokumentari "Bilal Xhaferi, qëndrestar në përndjekje” pasqyron jetën dhe veprën e shkrimtarit, lënë në hije për 45 vite nga regjimi komunist, nje hostori e bazuar në dosjen voluminoze prej 400 faqesh te ish-sigurimit të shtetit. Nga femijëria e hershme, vrasja e te atit nga komunistët, punët e rënda për të mbajtur familjen, talenti i jashtëzakonshëm letrar, përndjekja dhe arratisja nga Shqipëria, aktiviteti publicistik në ShBA dhe vdekja misterioze në emigrim.
-
Kush e shkatërroi Kombinatin e Autotraktorëve në Tiranë? Amarcord, Report Tv
E shkuara është historia e ditëve tona, ajo është punë, dinjitet dhe ekonomi! E tashmja është ajo që do u lëmë fëmijëve tanë! Kombinati i Autotraktorëve në Tiranë u përurua më 9 tetor 1978, si ndërmarrja më e madhe e industrisë mekanike në Shqipëri. Si dhe përse u krijua Kombinati i Autotraktorëvë në Tiranë, kujt i shërbeu dhe kush punonte në të? Çfarë ka mbetur sot prej këtij kombinati të famshëm si pjesë e industrisë së rëndësishme për Shqipërine e para dhe pas viteve 90? Ashtu siç u prishën uzinat dhe fabrikat te ne, edhe Kombinati Autotraktori ne Tiranë pati të njëjtin fat, e shkatërroi politika apo menaxhimi i keq?
-
Ipeshkvi që u pagëzua fshehurazi në diktaturë
Simon Kulli është sot ipeshkv i dioqezës së Sapës. Ai rrëfen fistorinë e tij të veçantë me Marie Kaletën, një prej studenteve të fundit të shkollës së murgeshave në Shkodër, e cila i doli kundër diktaturës duke përcjellë fenë tek Simoni dhe qindra djem si ai në gjithë zonën e Zadrimës.
-
Misteri i Kishës së Mbretëreshës Geraldinë! Amarcord, Report Tv
Është vendi më i bukur në Tiranë mes së shkuarës dhe të tashmes! Oaz paqeje jo vetëm i fshehur nga rastësia! Përse u ndërtua, si i shpëtoi regjimit monist shqptar, si u restaurua në ditët tona dhe përse njihet si Kapela apo Kishëza e Mbretereshës Geraldinë në Pallatin Mbretëror Shqiptar?
-
Marije Kaleta, Shenjtorja e Pistulit që sfidoi diktaturën
Historia e Marie Kaletēs, murgesha qe pagezonte ne fshetesi femijet e fshatrave te Vaut te Dejes. Marie Kaleta ishte ende adoleshente kur u vendos regjimi komunist në Shqipëri. Ajo aspironte të bëhej muregeshë e ta çonte jetën në shërbim të fesë e të popullit të saj, në Kuvendin e Motrave Stigmatine në Shkodër. Por regjimi i ri do të bënte ccmos t’ia shkatërronte këtë ëndërr. E mbyllën kuvendin me dhunë që në ditët e para të 1946 dhe ajo ende pa u bërë murgeshë, u kthye në fshatin e saj në Pistull.
-
Berat, Spitali Nëntokësor në Rast Lufte! Pamje të rralla! Amarcord Report Tv
Për herë të parë, kamera e Report Tv hyn brenda një fortifikimi të çuditshëm në zemër të Beratit nën Mangalemin e gurtë! Çfarë është kjo strukturë e fortë betoni nën formën e një qyteti nëntokësor? Spital apo diçka tjetër? Kur u ndërtua, si ka shërbyer, si u krijua dhe cila ishte gjendja e saj para viteve 90-të? Flasin: Fation Kora, Banor i Beratit shoqërues Ismet Xhamallati, Ish oficer nga Berati.
-
Kolec Topalli dhe 14 veprat e sirtarit në diktaturë
Nga fillimi i viteve ’70-të e deri në fund të viteve’80-të, gjuhëtari Kolec Topalli, ishte në luftë të përshme me indiferencën, zilinë, paragjykimet dhe prapaskenat, që e pengonin ën përpjekjet e tij të pandërprera për të botuar. Punonte ditë e natë, mes sakrificash të pazakonta, jetonte në kushte ilegaliteti në Tiranë vetëm që të ishte më pranë bibliotekës kombëtare apo institutit të gjuhësisë, ku mund të studionte burime të shumta për tezat e tij gjuhësore, që pak nga pak po ktheheshin në studime të thelluara. Përpiqej mandej që këto studime ti botonte në revistat gjuhësore, por gjithë terreni ishte i minuar. Nuk mund të shkelte askund pa qenë nën përgjim a survejim, pa qenë nën ndikimin e zilive dhe bojkotimeve të vazhdueshme. Përpiqej vite me rradhë për të botuar një artikull dhe merrte mbrapsht zhgënjime të panumërta.
-
Stadiumi Dinamo shkëlqimi dhe rrënimi! 1959-2025, historia e arenës sportive, Amarcord
Një nga hapësirat më epike të Tiranës sportive brenda zemrës së qytetit! Ish Stadiumi Dinamo, sot Selman Stermasi, historia e jo vetëm një ngazellimi sportiv dhe futbollistik, por edhe e rritjes së brezave të tërë mes nostalgjisë, imagjinatës dhe realitetit! Cili e krijoi projektin arkitektonik dhe çfarë të veçantash pati ky stadium, kush luajti në të dhe si mbeti fati i kësaj arene deri në ditët tona?
-
Vdekja e Oktapodit 36 vjeçar të Pogradecit! Amarcord, Report Tv
Oktapodi i Pogradecit, krijimi, rrënimi, shkëlqimi, i bar restorantit të njohur të ushqimit social me jetën e ndërprerë në mes ashtu siç një dashuri lihet përgjysmë krejt papritur! Kush e krijoi, kush punoi në të dhe kush pati fatin ta shijonte?
-
Jeta me brenga e një gjuhëtari të madh
Pas vitit 1944, kur në pushtet erdhën komunistët, çdo gjë u kthye mbrapsht për familjen tonë dhe për shumë të tjera, sepse nisi periudha e kalvarit për ne dhe shumë të tjerë, filloi lufta e ashpër e klasave. Më 1945, familja jonë, pas disa kontrollesh, qe ndër të parat që u nxor nga shtëpia duke na lejuar të mernim vetëm dy valixhe rroba. Dyqani, me të cilin bënte tregti babai, u konfiskua dhe bashkë me të u shtetëzua tërë pasuria tjetër
-
Kufiri i Kuq- Anton Pashku 45 vjet i ndaluar në atdheun e tij
-
Cirku i Patosit, shkëlqimi dhe rrënimi! Kush e shkatërroi? Amarcord-Report Tv
Punë, Shkëlqim, Rrënim, Trishtim dhe Braktisje! Kush e krijoi dhe në cilat rrethana u la mënjanë? Një Kryevepër e harruar e Arkitekturës Kulturore Shqiptare në Patosin e Naftës dhe të Kulturës kur Tirana ende cirkun e saj e kishte me çadër! U bisedua me: Pëllumb Hajdinin, ish akrobat i Cirkut të Patosit Gjergji Islamin, Profesor, Arkitekt, Studiues Cirku i braktisur i Patosit, vepër e harruar nga njeriu ku sot i duartroket vetëm fiku i egër që ka mbirë në arenë!
-
Kufiri i kuq që ndau shqiptarët 45 vjet
"Kufiri i kuq" një dokumentar për historinë 45- vjeçare të ndarjes së dhunshme të shqiptareve në të dy anët e kufirit me ish-Jugosllavinë. Fatet dramatike të shkrimtarëve nga Kosova dhe Mali i Zi qe kaluan kufirin në kërkim të atdheut dhe regjimi komunist i burgosi dhe internoi. Si survejoheshin në Kosovë dhe në Shqipëri grupet e këngëtarëve dhe artistëve dhe si thellohej ndarja mes shqiptarëve ne te gjithë fushat e jetës nga dekada në dekadë
-
Misteri i vrasjes së kryebashkiakut të Gjilanit më 1948
Kanë kaluar pothuaj 77 vjet nga pushkatimi, por familja e Daut Elezit, pavarësisht përpjekjeve, ende nuk i ka gjetur eshtrat e tij. Misteri vrasjes dhe I zhdukjes së eshtrave të tij, ka trazuar për dekada me rradhë jetën e gjithë familjarëve.
-
Si e përdori Ismail Kadare Enver Hoxhën | HiStory
Ismail Kadare, shkrimtari shqiptar më i madh i të gjitha kohërave, u nda nga jeta më 1 korrik 2024, në moshën 88 vjeçare.
Përtej respektit për vlerën e veprës së një shkrimtari që tashmë i përket gjithë botës dhe përtej një farë kodi të heshtjes që zakonisht e dikton vdekja, në vendin amë, në Shqipëri, pati edhe një fushatë të fundit të baltosjes
-
Shpëtoi 300 shqiptarë në Gjilan, por komunistët e pushkatuan
Një jurist dhe shtetar i shkëlqyer, atdhetar i kulluar dhe një intelektual i viteve ’30-të -’40-të, I angazhuar gjatë luftës së dytë botërorë sidomos në Kosovë, si kryetar i bashkisë së gjilanit, mbrojtes I shqiptarëve atje, dhe shpëtimtari I 300 kosovarëve të burgosur që do të nisehsin për në mathauzën….
-
Tiranë, Reparti Sekret Ushtarak ku Adem Jashari, Sali Çekaj, Zahir Pajaziti, Ilaz Kodra u stërvitën! (16.02.2025)
17 vjet pas shpalljes së Pavarësisë Kosovës, Amarcord sjell exlusivisht në Report Tv: Reparti sekret ushtarak 8770! Atje ku buzë Dajtit në fillim të viteve 90 nën fshehtësi të plotë u stërvitën djemtë e UÇK-së si Adem Jashari, Sali Çekaj, Zahir Pajaziti, Ilaz Kodra dhe dhjetëra të tjerë… Flet Eduart Abazi, njëri nga profesorët e stërvistjes së fshehtë. Amarcord, sonte, ora 21:00 ne Report Tv.
-
Zbulim i Madh! Misteri i 'Kishës katolike' të braktisur në periferi të Tiranës! Amarcord/ Report Tv (09.02.2025)
Kishë apo diçka tjetër? Kush e ndërtoi dhe për çfarë shërbeu, mos vallë kishte një funksion tjetër? Si dhe përse është lënë në mëshirë të fatit dhe sot nuk ka zot? Përse njihet shumë pak edhe nga ekspertët? Kush e ka sot në duar fatin e saj?
-
Sonte Amarcord, Exlusive, ora 21:00/ Zbulim i Madh! Misteri i “Kishës katolike” të braktisur në periferi të Tiranës!
Përse njihet shumë pak ose aspak edhe nga ekspertët? Kush e ka sot në duar fatin e saj? Flasin për këtë temë që bëhet publike për herë të parë nga Amarcord:
-
Edip Tërshana Pse Enver Hoxha ia zhduku varrin?
Sakrifikoi jetën për kosovën dhe Ccamërinë dhe regjimi komunist e la pa varr. Debatet e Edip Tërshanës në gjyq me prokurorin për tradhëtinë e komunistëve ndaj çështjes kombëtare dhe letrën akuzuese të tij drejtuar Enver Hoxhës. Pse u pushkatua vetëm Edip Tërshana mes 12 të akuzuarve të “Bashkimit demokratik”. Si ia zhdukën eshtrat në vitin 1948, dhe pengu i familjes për varrin e munguar. Dosja k, premierë të martën ora 20:00
