Blenë zjarrfikëse jashtë funksionit, abuzim me tenderin 7 mln lekë! SPAK arreston 6 zyrtarë të Bashkisë Durrës dhe 3 punonjës të kompanive private! Në detyrim paraqitje pronarja e kompanisë!

29 Tetor 2021, 09:18 | Përditesimi i fundit: 2021-10-29 16:07:50

Abuzim me tenderin 7 mln lekë për një zjarrfikëse që s'funksionoi kurrë, SPAK arreston 6 zyrtarë të Bashkisë Durrës dhe 3 punonjës të kompanive private, një në detyrim paraqitje. Nën hetim penal nga SPAK janë edhe shoqëritë private që u përfshinë në tender R & R Group sh.p.k., Klosi – R Company sh.p.k. dhe Ra – Mi Kompani sh.p.k. pasi akuzohen për falsifikim dokumentesh përsa i përket procedurave të tjera të prokurimit ku këto subjekte kanë qenë pjesëmarrëse.