Blerta Celibashi ia merr valles në Lushnjë me rastin e 105-vjetorit të Kongresit

21 Janar, 16:05

Princ Leka së bashku me Blerta Celibashi kanë vizituar sot Lushnjën, ku dhe kanë marrë pjesë në një ceremoni në kuadër të 105-vjetorit të Kongresit të Lushnjës.

Madje në një video Blerta shfaqet duke kërcyer valle me në sfond muzikë çame.

Pavarësisht se Gjykata e Tiranës e dënoi sot me 16 muaj shërbim prove Princin për dhunë ndaj ish-bashkëshortes, Elia Zaharia dhe babait të saj, Gjergj Zaharia, mesa duket kjo gjë nuk i ka prishur humorin çiftit të ri, madje ata shfaqen tepër të lumtur.